ÇEKU: INTEGRIMI I KOMUNITETIT SERB, SFIDË KRYESORE
PRISHTINË, 16 dhjetor /Kosovanews/- Ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, të martën tha se situata në Kosovë është e qetë, por nuk mund të themi se është e qëndrueshme pasi ka shumë sfida me të cilat po ballafaqohemi. Ai në në konferencën me temë “Kosova, sfidat dhe perspektiva”, të organizuar nga Instituti për Studime të Sigurisë dhe Integrimit “Katana”, në Obiliq tha se ka shumë sfida me të cilat po ballafaqohet Kosova, mirëpo për institucionet tona këto sfida, fatkeqësisht, mbeten prioritet vetëm në letër.
Megjithatë, çelës i të gjitha sfidave në Kosovë mbetet integrimi i komunitetit serb, sepse nuk mund të ketë integrim të lehtë për Kosovën në asnjë organizatë ndërkombëtare pa shtrirje të pushtetit nëpër hapësirat e banuara me serb, ka thënë ish kryeministri Agim Çeku.
“E kisha tërheq një paralele në mes të integrimit të komunitetit serb dhe shtrirjes së pushtetit. Mendoj që këto janë të varura ngushtë nga njëra tjetra. Nuk ka shtrirje të pushtetit në tërë territorin e Kosovës pa integrimin e komunitetit serb dhe e kundërta, nuk ka integrim të lehtë dhe të shpejtë pa pasur pushtet dhe pa qenë shteti prezent në mesin ku jetojnë komuniteti serb në Kosovë”, ka theksuar Çeku.
Bejtush Gashi, drejtor i këtij Instituti, tha ndërkaq se siguria është shtylla kryesore prej të cilës varet mirëqenia e përgjithshme e shtetit të ri. Ndryshe, ai kritikoi politikanët kosovarë, të cilët, siç tha, në krahë të tjetërkujt, Kosovën shpesh e quajnë vend eksportues të sigurisë.
“Politikanët kosovarë disa herë termin eksportues sigurie e përdorin vend e pa vend. Siguria është shërbim publik, kur nuk je në gjendje të kontrollosh territorin tënd, si në rastin e Kosovës dhe përfiton nga fakti se jeton në një zonë të kontrolluar nga vendet anëtare të NATO-s, nuk mund ta vësh emrin eksportues sigurie”, ka thënë z. Gashi.
Të pranishmit në këtë konferencë vlerësuan se sfida tjera të rëndësishme për institucionet kosovare, mbeten mosfunksionimi i gjyqësorit, shuarja e TMK-së etj.
A. Gashi & L. Bibaj
kosovanews.info, 2008-12-16
http://www.rtklive.com/?categoryId=1&newsId=29774
RTK
Çeku: Sfidë kryesore e institucioneve kosovare - integrimi i komunitetit serb
Situata në Kosovë është e qetë, por nuk mund të themi se është e qëndrueshme pasi ka shumë sfida me të cilat po ballafaqohemi, ka thënë ish kryeministri i Kosovës Agim Çeku, në konferencën me temë “Kosova, sfidat dhe perspektiva”, të organizuar nga Instituti për Studime të Sigurisë dhe Integrimit “Katana”, në Kastriot (ish Obiliq) ku u diskutua për sfidat dhe perspektivën e Kosovës.
Ka shumë sfida me të cilat po ballafaqohet Kosova, mirëpo për institucionet tona këto sfida, fatkeqësisht, mbeten prioritet vetëm në letër. Megjithatë, çelës i të gjitha sfidave në Kosovë mbetet integrimi i komunitetit serb, sepse nuk mund të ketë integrim të lehtë për Kosovën në asnjë organizatë ndërkombëtare pa shtrirje të pushtetit nëpër hapësirat e banuara me serb, ka thënë ish kryeministri Agim Çeku.“E kisha tërheq një paralele në mes të integrimit të komunitetit serb dhe shtrirjes së pushtetit. Mendoj që këto janë të varura ngushtë nga njëra tjetra. Nuk ka shtrirje të pushtetit në tërë territorin e Kosovës pa integrimin e komunitetit serb dhe e kundërta, nuk ka integrim të lehtë dhe të shpejtë pa pasur pushtet dhe pa qenë shteti prezent në mesin ku jetojnë komuniteti serb në Kosovë”, ka theksuar Çeku. Bejtush Gashi, drejtor i këtij Instituti, tha ndërkaq se siguria është shtylla kryesore prej të cilës varet mirëqenia e përgjithshme e shtetit të ri. Ndryshe, ai kritikoi politikanët kosovarë, të cilët, siç tha, në krahë të tjetërkujt, Kosovën shpesh e quajnë vend eksportues të sigurisë. “Politikanët kosovarë disa herë termin eksportues sigurie e përdorin vend e pa vend. Siguria është shërbim publik, kur nuk je në gjendje të kontrollosh territorin tënd, si në rastin e Kosovës dhe përfiton nga fakti se jeton në një zonë të kontrolluar nga vendet anëtare të NATO-s, nuk mund ta vësh emrin eksportues sigurie”, ka thënë z. Gashi. Të pranishmit në këtë konferencë vlerësuan se sfida tjera të rëndësishme për institucionet kosovare, mbeten mosfunksionimi i gjyqësorit, shuarja e TMK-së etj. s.b & RTK staff
mbrapa
16 dhjetor 2008 - 13:10:52
RTV21 http://www.blogger.com/post-edit.g?blogID=6378406859674235861&postID=2903753517040011000

Kosova vazhdon të ballafaqohet me sfida të shumta karshi të ardhmes së saj, perspektives dhe funksionimit si shtet. Ekspertë të ndryshëm thonë se sfida kryesore mbetet integrimi i serbëve dhe shtrirja e pushtetit.\16.12.08\ Rasti i fundit kur lëshohet linja hekurudhore, Beograd-Zveçan edhe atë pa lejen e EULEX-it e as të institucioneve të Republikës së Kosovës, dëshmon më së miri se jemi larg shtrirjes së pushtetit në tërë territorin e vendit. Faktorë ndikues për këtej anë të shumtë, por si kryesor shpesh veçohet integrimi i plotë i komunitetit serb në shoqërinë kosovare. Këto të fundit në fakt vlerësohen edhe si sfidat kryesore për të ardhmen e Kosovës. Ish kryeministri Agim Çeku thotë se mungesa e shtrirjes së pushtetit dhe e integrimit të komunitetit serb janë sfida që e përkufizojnë Kosovën si vend jo stabil. Ai thotë se jemi dëshmitar të një qëndrimi pasiv ndaj këtyre sfidave, duke shtuar që Kosova po e përmbyll një vit me një demokraci të brishtë. Çeku shprehet kritik edhe në raport me shtrirjen e EULEX-it dhe paqartësive të mëdha në këtë proces. Një nga sfidat e theksuara nga ekspertët është edhe çështja e sigurisë. Kjo çështjen vjen në shprehje sidomos në pjesën veriore të vendit. EULEX-it vazhdojnë shtrirjen dhe funksionalizimin në tërë vendit ndërkohë që vazhdojnë të funksionojnë dhe forcohen strukturat paralele serbe, të cilat po manipulojnë me popullatën serbe që jeton atje. Sipas ekspertëve, në këtë aspekt institucionet e Kosovës po përballen me përgjegjësi dhe sfida të reja. Ata thonë se siguria është një shërbim publik. “Kur nuk je në gjendje të kontrollosh territorin tënd, si në rastin e Kosovës dhe përfiton nga fakti se jeton në një zonë të kontrolluar nga vende anëtare në NATO, nuk mund t'i vësh vetes emrin eksportues. Sfida e vështirë, por jo e pamundur drejt ndërtimit të shtetit më të ri në botë filloi po më 17 shkurt 2008”, ka shtuar eksperti. Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit të Kosovës, Hilmi Jashari shpreh shqetësimin, siç thotë ai në aspektin e mosfunksionimit si duhet të sistemit ligjor.Zyrtarët e TMK-së thonë se nuk mund të anashkalohet si sfidë edhe çështja e pjesëtarëve të TMK-së të cilët do të mbesin jashtë Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas shpërbërjes së TMK-së. Këto shqetësime janë shprehur në konferencën ndërkombëtare, "Kosova, Sfidat dhe Perspektiva e saj", organizuar nga Instituti për Studime të Sigurisë dhe Integrimeve, "Katana".\16.12.08\